The Brave është një film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit. Ai trajton luftën e një oficeri të pakorruptuar të policisë kundër mafias së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar të quajtur Britëll.
Një objekt i lashtë e i çmuar kinez është vjedhur nga një arkeolog i keq, i quajtur Dekster. Me ndihmën e miqve të tij lemingë, Normi duhet të mbajë fjalën dhe të bëjë një udhëtim plot aventura nëpwr botë, që ky objekt t’i kthehet Kinës.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë, filmi tregon për shpërdorimin më të madh të fondeve të shkollave publike në historinë amerikane. Frenk Tason, drejtori i rrethit shkollor në Rozlin, është një mjeshtër për përcjelljen e mesazheve pozitive para publikut, si edhe në zyrën e tij me një student të vetëm. Situata ndryshon pasi një studente gazetare zbulon skemën e shpërdorimit, duke i detyruar përgjegjësit që të mbulojnë gjurmët e tyre.
Xhin Grej fillon të zhvillojë një forcë të pabesueshme që e kthejnë atë në një Foniks djallëzor. Tani Burri-X do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është më e rëndësishme se e gjithë njerëzimit.
Pasi u rekrutua aksidentalisht si spiun, 12-vjeçari Ejen Ali tani është rritur dhe ka një vend pune në agjencinë sekrete Meta Advance Tactical Agency (MATA) për të mbrojtur qytetin futurist të Siberajas nga kërcënimet e jashtme.
Benjamini 13-vjeçar ka të njëjtin pasion, si e ëma, rreth teknologjisë dhe kibernetikës. Duke bërë hacker-in në jetimoren ku jeton, ngatërrohet me dosje sekrete shtetërore dhe zbulon të vërteta tronditëse rreth të ëmës.
Gjatë Luftës së Tretë Botërore, qeveria amerikane nisi një projekt sekret për të krijuar ushtarë të fortë duke shartuar njerëzit me derrat. 25 vjet më vonë, kjo specie e re e quajtur Turiri, i rrit dhe i ha njerëzit si kafshët. Rob Xhastisi, i cili punon për një grup rezistence njerëzish, ë shansi i fundit për të zbuluar se si Turinjtë morën fuqi dhe për t'i dhënë fund atyre.
Në këtë film luan Aaron Paul, personazhi i Breaking Bad dhe rastësia bashkon një kriminel në arratisje me një djalë të vogël shurdh-memec, kur hajduti vendos të fshihet pranë fermës së tij në veri të Amerikës. Ata të dy krijojnë një miqësi të pazakontë dhe ndihmojnë njëri tjetrin në rast nevoje.
Pasi lirohet nga burgu, Keini vendos të hakmerret ndaj të gjithë njerëzve që i kanë bërë keq, përfshi edhe vëllanë e tij. Një betejë epike, e përgjakshme, për të kërkuar shpirtin që humbi vite më parë në rrugët e qytetit.
Pas një akti dhune të kryer nga i vëllai, Ema arratiset me nënën e saj dhe gjen strehim në një vend të izoluar pranë një centrali bërthamor. E frikësuar se vëllai do të kthehet për të vazhduar aktin e tij të dhunës, Ema duhet të përballet me traumën e saj në mënyrë që të çlirohet nga familja e saj problematike.
Duke menduar se do rrëzohen, Emma I thotë të gjitha sekretet e saj një të huaji në avion. Të paktën ashtu mendonte se ai ishte një i huaj. Derisa më vonë takon Jack, CEO-n e kompanisë së saj, i cili di çdo detaj të sikletshëm për të.
Në vitin 1933, një oficer i ri detar dhe gjeni në matematikës bulon një komplot në lidhje me ndërtimin e anijeve luftarake japoneze për Luftën e Dytë Botërore në vazhdim.
Douglas 'Arm' Armstrong është bërë shpërndarës i frikshëm për shitjen e drogës për familjen Devers, ndërkohë që përpiqet të jetë një baba i mirë. I ndarë mes këtyre dy familjeve, besnikëria e Armit vihet në provë kur i kërkohet të vrasë për herë të parë.
Kaleb, një bari gjerman i dashur, ndahet nga familja e tij hebreje kur ligjet e Nurembergut miratohen në Berlinin e Luftës së Dytë Botërore. Ai birësohet nga një oficer SS, i cili e stërvit për të sulmuar dhe mbledhur hebrenjtë në një kamp pune.
Në Xheorxhian rurale të vitit 1977, një vajzë e pakënaqur ëndërron jetën në hapësirë. Kur një konkurs i ofron asaj një shans për t'u regjistruar në "Regjistrimin e Artë" të NASA-s, ajo rekruton një grup të improvizuar, duke bere miqësi që zgjasin një jetë.
Bazuar në një histori të vërtet, filmi tregon se si një zjarr, që shkatërroi shkollën për nxënësit me ngjyrë në qytetin e Durhamit, nis një revolucion për integrimin e komunitetit me ngjyrë nëpër shkolla dhe përpjekjen për të ndaluar segregacionin. Komunitete me ideale dhe parime të ndryshme formojnë një asamble për të marr vendime të rëndësishme për jetën e qytetit dhe gjatë këtyre diskutimeve arrijnë të njohin dhe të kuptojnë më mirë njëri tjetrin.
Një vajzë cifute, Ester, e detyruar të fshehë identitetin e saj të vërtetë duke u shtirur si djalë në një fermë naziste-norvegjeze, planifikon arratisjen e saj. Sfida për të mbajtur sekret identitetin e saj të vërtetë çon në një sërë zgjedhjesh dhe pasojash.