Franko Amore, i cili ka qenë një polic shembullor gjatë gjithë karrierës së tij, do të dalë në pension. Por, pak para se të mbyllë simbolin e tij, ai pranon t'i bëjë një nder një mafioz kinez në këmbim të 50,000 Euro.
Në tokat moçalore dhe të shkreta të Danimarkës ku askush nuk ka arritur kurrë të mbjellë, një kapiten në lirim del luftëtari më i fortë kundra natyrës, edhe pse i duhet të durojë kërcënimet e pasanikëve që ia shtojnë më shumë zellin dhe dëshirën për të bërë realitet ëndrrën e tij.
Pas katastrofës së një epidemie kërpudhash, një grup shkencëtarësh përpiqen të gjejnë mjekimin e duhur, por grabiten nga një bandë që kërkon të prodhojë drogë me justifikimin e mjekimit të epidemisë dhe me qëllimin e asgjesimit të popullatës.
Tre persona mblidhen për një "festim të çmendur" të organizuar nga një shkrimtar në vështirësi dhe zonja e tij. Kur energjia fiket gjatë një stuhie, zbulohen të vërtetat më të thella, duke ndryshuar jetën e çdo personi përgjithmonë.
Anëtari i vetëm i mbijetuar i një skuadre mercenarësh, i vë detyrë vetes të marrë hakun për shokët dhe të shkatërrojë një armë vdekjeprurëse të krijuar nga vrasësit e skuadrës së tij.
Ngjarjet ndodhin gjatë një stuhie, ku dy vëllezër kriminelë në arrati kërkojnë të fshihen në një shtëpi fshati të fshehtë. Pasi i marrin peng banorët nisin të zbulojnë se aty ka sekrete të errëta që fshihen.
Një kukull me një imagjinatë të pakufishme dhe një lodër kafshësh pellushi e braktisur takohen në një park të qytetit të Nju Jorkut. Por pavarësisht dallimeve të tyre, ata do të bashkojnë forcat e tyre për një aventurë epike që do të transformojë jetën e tyre.
Këtë herë do të jenë Festa të Tërbuara, sepse kur Maksi ishte 6-të vjeç, vrau aksidentalisht Baba-Dimrin. 12 vite më vonë, ai e korrigjon gabimin e tij duke e ringjallur atë, por shpejt e kupton se krijesa të cilën ai krijoi është një vrasës gjakatar dhe...
Flet për Italinë e pasluftës 1940, me fokus Delian duke thyer modelet tradicionale të familjes dhe duke aspiruar për një të ardhme tjetër, pasi merr një letër misterioze.
Pas arratisjes nga një kamp pune rus, tre burra duhet të kapërcejnë shkretëtirën e pabesë, pasi udhëtimi i tyre për në shtëpi kthehet në një luftë brutale për mbijetesë.
Një rojtar i pronave të gjuetisë, merr ryshfet nga një gjahtar veteran. Javë më vonë, e gjithë jeta e tij shkatërrohet. Momenti që dukej si një mundësi e jetës, kthehet si një ferr, kur zbulon se fatkeqësia e tij mund të mos jetë e rastësishme.
Një programues kinez dhe një modele, të joshur nga premtimi për punë me pagesë të lartë, e gjejnë veten të bllokuar në një vend të huaj si të burgosur në një fabrikë mashtrimi. Ata detyrohen të jenë pjesë e skemës së tyre të mashtrimit në internet.
Një seri zhdukjeve të çuditshme të fëmijëve ka lënë qytetin rural të Miles-it në një gjendje mosbesimi.
Një nënë e sëmurë, Sonja, frikësohet se një e keqe e pabesueshme do ta marrë së shpejti vajzën e saj 11-vjeçare,
Violetën, nga sytë e saj.
Skandali muzikor i viteve ‘80-‘90, Milli Vanilli. Rob Pilatus dhe Fab Morvan pushtojnë listat botërore të muzikës si dyshja pop Milli Vanilli. Megjithatë, fama e tyre shpejt kthehet në turp kur zbulohet se zërat që qëndrojnë pas hiteve të tyre nuk ishin zërat e tyre, por të këngëtarëve të tjerë.
Historia e fotografes Amerikane Lee Miller, një modele mode, e cila u bë korrespondente e mirënjohur lufte për revistën Vogue gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një shofer shpëton një kameriere nga ish-i i saj. Ai vazhdon të udhëtojë, por përplaset gjatë një stuhie. I plagosur dhe i bllokuar në një luginë, dallon një bishë që po e ndjek. Me pakësimin e kohës ai duhet të gjejë një mënyrë t'i mbijetojë të ftohtit dhe grabitqarit.
Gabrieli niset në një aventurë të re me Julian pasi lë pozicionin e tij të vlerësuar në Universitetin e Torontos dhe ai është gati të krijojë një familje.
Një kujdestare burgu në Korsikë, përfshihet krejt padashje në gjë grup mafioz dhe është e detyruar tu bindet në detyrat që i japin, duke rrezikuar veten dhe familjen.
Pasi la postin e tij në Universitetin e Torontos, Gabriel nis një udhëtim të ri me Julian dhe është i etur për t'u bërë baba. Megjithatë, vizioni i Gabrielit rrezikohet nga programi intensiv i Julias. Kur asaj i jepet një mundësi për të mbajtur një leksion akademik në Oksford, e kaluara e tyre rishfaqet, duke përfshirë një armik të vjetër të vendosur për të poshtëruar Julian dhe për të ekspozuar një nga sekretet e Gabrielit.
Një seri vrasjesh të një qyteti të vogël mbërrijnë në derën e një restoranti rural, ku një kameriere e re duhet të luftojë për jetën e saj gjatë një nate tepër të gjatë.
Në vitin 1941, një kolonë që transportonte furnizime jetike ushtarake për Forcat Aleate kalon ujërat e rrezikuar nga armiku. 35 anijet tregtare civile përshkojnë detet brutale të Arktikut, duke luftuar për jetën kundër sulmeve ajrore dhe detare gjermane.